Horoskopi, 19 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 19 Shtator 2014

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 08:13

DASHI 21/3 - 20/4

Sot do t’ju shqetësojnë pa masë çështjet profesionale dhe ato financiare. Do t’ju duhet të shqyrtoni disa shkresa dhe dokumente për të verifikuar veprime që kanë kaluar.

DEMI 21/4 - 21/5

Besojini njerëzve që ju kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe shëtisni më shumë për t’u kthjelluar. Sot do t’ju nevojitet pak pushim dhe kujdes për fizikun.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Dikush pranë jush do të shfaqet më I shqetësuar se zakonisht. Mos u shqetësoni dhe mos e merrni personalisht çdo fjalë dhe situatë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Sot do të ndiheni pakëz i tensionuar dhe nuk do të mund ta kuptoni përse. Do të ishte mirë sikur të fillonit të kujdeseshit për fizikun tuaj.

LUANI 23/7 - 21/8

Marrëdhëniet me të tjerët dhe komunikimi me njerëzit që do t’ju qëndrojnë pranë do të jenë një formë e mirë për të shpëtuar nga ankthi dhe tensioni i sotëm. Mos shpenzoni.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Dita e sotme do t’ju njohë me detaje të reja. Do t’u jepni rëndësinë e duhur edhe atyre që ndoshta i keni kaluar duke mos u dhënë rëndësinë e duhur.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot do të bëheni pjesë e disa ambienteve që nuk i njihni. Kjo situatë do të ndikojë si në njohje të reja, ashtu edhe në fillimin e konflikteve që vijnë nga fjalët e tepërta.

AKREPI 24/10 - 22/11

Takimet e shumta që do të keni sot do t’ju frymëzojnë për projekte të reja. Të jeni të bindur që po u dhatë rëndësinë e duhur do të dini si t’ja dilni mbanë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Përzgjidhni evenimentet ku mund të shkoni sepse nuk do të mund të shkoni kudo. Dhe mos harroni të bëni kujdes me fjalët që lëshoni sot.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Sot mund të lëndoni njerëzit që ju qëndrojnë pranë. Por mos harroni që çdokush është subjekt i rregullave që ndiqni edhe ju.

UJORI 21/1 - 19/2

Kini besim në vetvete dhe shfaquni përballë kundërshtarëve të fortë. Merrni përsipër një rol aktiv në vend që t’i ktheni shpinën situatave të rënduara.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Shëndeti nuk do të jetë delikat. Megjithatë nuk duhet ta teproni me lodhjen. Kujdes duhet të bëni edhe me helmimin nga ushqimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat