Iran, burg dhe kamzhik për të rinjtë që publikuan një video duke kërcyer

Life style

Iran, burg dhe kamzhik për të rinjtë që publikuan një video duke kërcyer

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:35

Nje grup te rinjsh iraniane te cilet kane xhiruar nje video duke kercyer nen ritmet e kenges "Happy" te Pharrell Williams jane denuar te merkuren me 6 muaj burg dhe 91 fshikullime me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos, Sassan Solemani, u denua me 1 vit burg dhe te njejtin numer fshikullimesh.

Gjithsesi, keto denime u pezulluan dhe do te vihen ne fuqi vetem nese te rinjte do te arrestohen serish brenda tre viteve.

Avokati mbrojtes i te rinjve, Farshid Rofugaran, tha per Iran Wire: "Kur nje denim pezullohet, nuk kemi ekzekutim te verdiktit. Por, nese ne nje periudhe te caktuar perseritet dicka e tille, do te ekzekutohet denimi.

Grupi i te rinjve u arrestua ne maj te vitit 2014, disa dite pasi videoja u be e famshme ne Youtube. Ata u ndaluan nga policia pasi femrat po kercenin me meshkujt dhe per me teper nuk kishin mbuluar koken me shami.

Gjate kohes qe qendruan ne paraburgim, te rinjte u detyruan qe te dilnin ne televizor per te kerkuar falje per videon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat