Profesori ju kërkon favore seksuale studenteve kundrejt notës

Life style

Profesori ju kërkon favore seksuale studenteve kundrejt notës

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 18:46

Kërkonte favore seksuale nxënëseve të tij në këmbim të një note të mirë. Kjo është akuza e cila rëndon mbi një profesor të matematikës në Institutin e Lartë Eleonora D'Arborea në Cagliari të Italisë. Profesori është arrestuar ditën e djeshme në mëngjes nga policia. Duke qenë se kishte në dorë një notë të studenteve, mësuesi u kërkonte studenteve femra të kryenin seks me të. Kanë qenë të shumta vajzat të cilat janë përfshirë në një aferë të tillë, por njëra prej tyre ka rrëfyer në polici se është përdhunuar në klasë. Ai që ka bërë denoncimin ka qenë zëvendës presidenti i institutit, i cili pasi ka dëgjuar për vite me radhë ankesat e shumta të studentëve dhe të prindërve të tyre, iu është drejtuar organeve kompetente. Ajo që e ka thyer heshtjen e krijuar nga profesori, ka qenë një vajzë e re, e cila, mes lotësh, siç thonë edhe mediat italiane, ka treguar marrëdhënien që kishte me të akuzuarin si dhe veprime e detaje nga ato çfarë profesori e detyronte të bënte. Policit e hetimit kanë mundur të marrin dëshmitë e dhjetëra vajzave, shumë prej të cilave edhe ishin diplomuar, por që kishin qenë viktima të profesorit monstër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat