Horoskopi, 16 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 16 Shtator 2014

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:39

DASHI 21/3 - 20/4

Ka shumë mundësi që sot të qëndroni pa dëshirë në punë. Mundohuni t’i qëndroni pranë partnerëve tuaj të biznesit. Financat do të jenë përgjithësisht të mira.

DEMI 21/4 - 21/5

Nuk do të jeni aspak në humor sot sepse po kuptoni se miqtë nuk janë ashtu siç më të mirët që mund të kishit. Mbështetuni tek familja sot.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Disa prej personave që ju qëndrojnë pranë ju kanë mërzitur kohët e fundit. Ju ka mërzitur tej mase edhe fakti që nuk keni dalë këtë fundjavë për shkak të financave të dobëta.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do të bënit mirë të flisnit hapur me njerëzit që ju rrethojnë. Çdo fjalë e juaja do të jetë tendencioze sot. financat nuk tregojnë qëndrueshmëri, ndaj kujdes.

LUANI 23/7 - 21/8

Luanët sot nuk duhet të tregohen të hapur me miqtë e tyre. Sot edhe ata që ju kanë ndenjur pranë pa interes mund të kthejnë metodë. Mos shpenzoni, nëse nuk keni.

VIRGJE RESH? 22/8 - 23/9

Sot do të jeni shumë të zënë sepse mundësitë për takime nuk do të mungojnë. Financat do të jenë përgjithësisht të mira. Vazhdoni ta ruani këtë ekuilibër.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot do të bëni gjithçka që ta përmirësoni jetën tuaj në çift dhe do t’ia dilni mbanë. Do të jetë një ditë e këndshme ku kujdesi kundrejt njëri-tjetrit nuk mungon.

AKREPI 24/10 - 22/11

Sot të gjithë ju që i përkisni shenjës së akrepit nuk do t’i kurseni komplimentet. Do të josheni mjaft nga disa persona. Kujdes, jepini përparësi interesave tuaja.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Sot është një nga ato ditë kur të gjithë shigjetarët kanë druajtje për t’i shprehur ndjenjat e tyre. Në planin financiar mund të kryeni disa investime.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Meqë situata financiare edhe për ju duket e qëndrueshme, bëni mirë të kryeni ca investime, dhe të mos shpenzoni për gjëra që nuk ju duhen nesër.

UJORI 21/1 - 19/2

Priten disa ndryshime të rëndësishme gjatë kësaj ditë në jetën tuaj. Gjithçka do të varet nga sjellja juaj kohët e fundit dhe me mirë se kushdo, ju e dini vete çfarë duhet të prisni.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Financat do të jenë më të mira se kohët e fundit. Mundohuni ta ruani sa më gjatë këtë ekuilibër dhe filloni që të siguroni edhe të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat