“U zgjova, isha i lidhur dhe ajo po më përdhunonte” (Foto)

Life style

“U zgjova, isha i lidhur dhe ajo po më përdhunonte” (Foto)

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 22:31

Një 26- vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nën akuzë për përdhunimin e një mashkulli.

Chantae Gilman akuzohet se hyri në apartamentin e një 31- vjeçari, e lidhi atë dhe nisi ta përdhunonte.

Gilman ka edhe dy precedentë për tentativë grabitje dhe posedim të mjetit të vjedhur.

Viktima ishte kthyer në shtëpi pas një feste ditëlindje.

Sipas një zyrtari të policisë, ai ishte shumë i lodhur.

Kur u zgjua rreth orës dy të natës, ai pa se Gilman, rreth 100 kilogramëshe, ishte mbi të, ndërkohë që penisi i ngritur kishte penetruar tek ajo.

Ai i tha të largohet, por ajo vazhdoi punën.

Ende nuk dihet se si hyri ajo brenda në apartament, por analizat e ADN-së së saj përkojnë me atë të gjetur në shtëpinë ku ndodhi sulmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat