Terapistja që zhvishet për të "shëruar" pacientët (Foto)

Life style

Terapistja që zhvishet për të "shëruar" pacientët (Foto)

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 16:42

Terapi ndaj filmave të nxehtë duke u zhveshur në kamera. Kështu amerikania Sarah White e cila njihet si “Naked Therapist”, ose thënë ndryshe “terapistja e zhveshur”, mundohet të ndihmojë meshkujt me varësi ndaj filmave me pullë të kuqe, që të kurohen. Terapistja 28 vjeçare pretendon se baza për kurimin e disa “problemeve” të meshkujve, qëndron pikërisht në eksitimin e tyre, kështu që gjatë seancave zhvishet para kamerave. Shpesh gjatë seancave terapeutike, pacientët e saj bëjnë edhe autoerotizëm, por ajo pretendon se çdo gjë është pjesë e terapisë. “Shumë klientë nuk arrijnë të flasin për problemin e tyre për shkak të sikletit. Por me mua arrijnë që ta lënë veten të lirë dhe nuk ndihen të gjykuar. Kam shumë klientë dhe që të gjithë janë të kënaqur nga terapia”, thotë 28 vjeçarja. Sarah është e diplomuar por nuk ka marrë autorizimin për të ushtruar metodat e saj terapeutike, pasi ato janë cilësuar si imorale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat