Vjen edhe kapela për selfie

Life style

Vjen edhe kapela për selfie

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:18

Kompania Acer ka krijuar kapelën selfie në bashkëpunim me dizajnerin e modës, Christian Cowan-Sanluis. Duket si një kapele e shndritshme, që mund të rrotullohet 360 gradë, dhe ka të integruar një tablet Acer Iconia A-1840
Grupit të pajisjeve të çuditshme, që janë shfaqur këto ditët e fundit, i bashkohet edhe kapela selfie e kompanisë Acer. Është saktësisht ashtu siç është emërtuar, vetëm se në një nga mënyrat më të çuditshme: një kapele e madhe ngjyrë rozë, stolisur me gur të shndritshëm.
Kompania Acer e krijoi këtë kapele në bashkëpunim me dizajnerin e modës, Christian Cowan-Sanluis. Duket si një kapele e shndritshme, që mund të rrotullohet 360 gradë, dhe ka të integruar një tablet Acer Iconia A-1840. Me anë të kësaj kapele, tepër të bukur nga ana estetike, ju mund të shkrepni selfie duke klikuar në ekranin e tabletit.
Nëse mendoni se duket ashtu si gjërat e çuditshme që vesh Lady Gaga, keni shumë të drejtë. Acer pranoi se ishte frymëzuar nga artistë si Lady Gaga, Rita Ora dhe Leah McFall për të krijuar këtë kapele të veçantë.
Përdoruesit mund të qasen në aplikacione të tilla si Facebook dhe Instagram, ndërkohë që kanë të veshur këtë kapele, duke i bërë edhe më interesante rrjetet sociale. Pasi të kenë bërë foto me tabletin, ata mund t’i shpërndajnë direkt në rrjetet sociale.
“Ndërkohë që lëvizin ngadalë ekranin nga e majta në të djathtë, kapela selfie nuk do të ndihmojë përdoruesit vetëm të gjejnë këndin më të mirë për të bërë selfie, por edhe si të kuptojnë më mirë ndriçimin, si shprehjet e ndryshme të fytyrës mund të ndryshojnë fytyrën e tyre, dhe së fundmi si të kapin momentin perfekt për rrjetet sociale”, shpjegoi Acer në një njoftim për media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat