Horoskopi, 15 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 15 Shtator 2014

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 08:39

DASHI 21/3 - 20/4

Ka rrezik që dita e sotme të jetë mjaft e trazuar për ata që janë në një lidhje. Nuk do të ndiheni shumë mirë pranë partnerit dhe do të mendoni të qëndroni të veçuar.

DEMI 21/4 - 21/5

Ndikimi i yjeve nuk do të jetë aspak pozitiv sot për jetën sentimentale të çifteve. Do të ketë mosmarrëveshje dhe debate pafund.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do të jeni bashkëpunues dhe mjaft të përkujdesur gjatë kësaj dite për atë që keni në krah. Marrëdhënia në çift do të jetë e shkëlqyer.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Tensioni që kishte kohë që mbizotëronte në jetën tuaj në çift, sot do të fillojë të ulet. Do të flisni me qetësisht dhe më lirshëm me atë që keni në krah.

LUANI 23/7 - 21/8

Shëndeti juaj do të ketë ulje dhe ngritje, sot. Mundohuni të kujdeseni pak më tepër për veten sepse do të keni probleme akoma më të mëdha në të ardhmen.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Do të ndiheni më të lirë se kurrë sot dhe do të bëni atë që ju thotë zemra. Çdo çast do të jetë emocionues dhe i mrekullueshëm. Beqaret do të kenë veçse mundësi për takime kalimtare.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Jupiteri do të jetë planeti që do ta favorizojë jetën sentimentale të çifteve. Gjithçka do të shkojë më së miri ndërmjet jush dhe personit që keni në krah.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do ta kuptoni partnerin tuaj sot dhe do ta mbështesni atë për çfarëdo që të jetë. Ndonjëherë nuk janë vetëm çastet intime ato që e zbukurojnë ditën dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të ndiheni mjaft mirë pranë personit që dashuroni sot dhe nuk do të mendoni aspak për dikë tjetër. Beni vetëm pak më tepër kujdes me xhelozinë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Jeta juaj në çift do të jetë goxha e qëndrueshme gjatë kësaj ditë. Nuk do të keni asnjë arsye për çfarë të debatoni me të. Beqarët nuk do të jenë aspak në humor për të filluar një lidhje.

UJORI 21/1 - 19/2

Edhe pse në një lidhje do të ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. E mira është të flisni hapur me partnerin nëse doni të sqaroni çdo keqkuptim.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mbyllini sytë sot dhe lëreni veten të lirë. Partneri do t’ju bëjë të ndiheni si në ëndërr kështu që mund të keni besim të plotë tek ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat