“Mbretëresha e bukurisë” refuzon të dorëzojë kurorën

Life style

“Mbretëresha e bukurisë” refuzon të dorëzojë kurorën

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 21:55

Mbretëresha e bukurisë nga Republika e Myanmar-it që iu hoq titulli i më të bukurës javën e kaluar, ka refuzuar të dorëzojë kurorën e saj në konkursin e radhës në Koresë së Jugut.

Në një konferencë tepër emocionale për shtypin, Maj Myat Noe tha se ajo do të dorëzojë kurorën e saj që kushton 100,000 dollarë, pasi t’i kenë kërkuar falje organizatorët e konkursit të bukurisë.

Maj fitoi konkursin për “Mis Azia 2014” në maj, në Seul, të Koresë së Jugut. Ajo është akuzuar nga organizatorët e këtij konkursi për pandershmëri dhe papërgjegjshmëri.

Misi mohoi pretendimet e organizatorëve se kishte ikur jashtë shtetit me gjithë kurorën pasi deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni për faktin që duhej të dorëzonte kurorën. Në shenjë hakmarrjeje ajo u tha gazetarëve se e kanë detyruar për të gënjyer për moshën e saj.

Thelbi i gjithë këtij konfrontimi qëndron në faktin se ka pasur mosmarrëveshje mes nënës së zonjushës dhe organizatorëve mbi mënyrën se si do të menaxhohej misi.

Organizatorët e Koresë së Jugut janë duke planifikuar të padisin misin dhe të çojnë çështjen në gjykatë për t’i dhënë drejtim këtij problemi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat