Pyetjet që duhet të bëni në takimin e parë

Life style

Pyetjet që duhet të bëni në takimin e parë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:36

Është një takim magjik ai i takimit të parë por është edhe provë për të testuar të dashurin e ardhshëm dhe të kuptoni nëse është mirë të frekuentoheni përsëri.

Në fakt, shpesh përfshihemi nga emocionet dhe mund të ngatërrohemi më shumë me ndjenjat. Zgjidhjet e problemit janë, të dëgjoni intuitën ose të bëni pyetje me qellim që të identifikoni tipin e mashkullit që keni përballë. Ja disa pyetje që mbase do t’u ndihmonin për të kuptuar më shumë.

Cilat janë pushimet e tua ideale?

Shijet për sa i përket pushimeve tregojnë shume për personalitetin e tij, ka njerëz që pëlqejnë plazhin, por ka edhe nga ato tipa aventurier të cilët nuk do të konceptonin pushime pa pasur aspak rrezik dhe adrenalinë, ka dhe nga ata të cilët kanë dëshire të shkojnë në udhëtime ekzotike, por edhe nga ata që vlerësojnë vendet nga bukuritë natyrale.

Çfarë dëshiron nga jeta?

Nëse përgjigjet se, lumturia është diçka shumë e mirë, atëherë është një tip që nuk di se çfarë kërkon, nëse synon çdo gjë tek suksesi profesional me siguri nuk ka shume kohe për ti kushtuar familjes.

Ke bërë ndonjë marrëzi për dashuri?

Një pyetje tjetër e cila mund të tregoje se në çfarë niveli shkon marrëzia e tij për dashuri. Nëse ju bën një listë pa fund, atëherë përpiquni të kuptoni që në ato që thotë pak çmenduri ka, por teprimet janë të rrezikshme mbi të gjitha nëse keni një fare moshe.

Çfarë ju mërzit me shume?

Kur debatojmë thuhen gjëra që ndërgjegjja censuron por që ndonjëherë përgjigjen impulseve tona me të thella. Për këtë arsye është e rëndësishme për të kuptuar çfarë e bën nervoz, në ato momente që tregohet ashtu siç është vërtet.

Cilat janë hobby-t e tij?

Koha e lire është një burim i çmuar, hobby-t thonë shume për secilin nga në, për pasionet tona dhe për këtë arsye është mirë ti njihni në kohë.

Në cilat vlera besoni më shumë?

Mendimet e tua nuk është e domosdoshme të përputhen me të tij, por nëse shihni shumë diferenca, në fakt mund të jeni shumë të ndryshëm për të qëndruar bashkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat