U deklarua i vdekur, merr frymë pak para funeralit

Life style

U deklarua i vdekur, merr frymë pak para funeralit

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 12:41

U deklarua i vdekur dhe ishte bërë gati për funeralin. I kishin vendosur pambuk në veshë dhe në gojë. Por Valdelucio Goncalves, një brazilian 54 vjeçar, ishte i gjallë. Gabimi i rëndë i mjekëve u kuptua ngë vëllai i tij, i cili ishte duke i dhënë përshëndetjen e fundit të vëllait, para se të mbyllej akrovoli.
“Pashë se si kraharori i tij ngrihej dhe ulej, merrte frymë”, tha burri i shokuar. Tashmë familja e ka çuar çështjen në proces gjyqësor dhe kërkon shpërblim.
“Kishim blerë arkivolin, kishim paguar dhe organizuar gjithë funeralin”, ankohet një e afërme e Valdelucio Goncalves, i cili u deklarua i vdekur pas një bllokimi në zemër, nga ana e stafit të spitalit “Menandro de Farias”.
Goncalves, u dërfua sërish në spital për tu kuruar, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar por ka vështirësi në të folur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat