Horoskopi, 2 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 2 Shtator 2014

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:15

DASHI 21/3 - 20/4

Mos harroni t’i bëni here pas here komplimente partnerëve tuaj sot sepse do të ndiheni më së miri. Në përgjithësi dita do të jetë e këndshme dhe argëtuese.

DEMI 21/4 - 21/5

Të gjithë ata që i përkasin shenjës së Demit do të fillojnë ta përmirësojnë dalëngadalë performancën e tyre në punë. Por, duhet të kenë kujdes me shpenzimet.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Binjakët që ëndërrojnë të krijojnë një lidhje serioze apo një marrëveshje fitimprurëse do të jenë mjaft të privilegjuar sot. Edhe të ardhurat kanë përmirësime.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Sot do të jeni më të qetë dhe do të shpenzoni pa frikë për gjërat më të nevojshme. Do të jeni gjithashtu më të gatshëm për të bërë disa lëshime ndaj kolegëve tuaj në punë.

LUANI 23/7 - 21/8

Marrëdhënia juaj në çift do të fillojë të përmirësohet. Sot do të kujdeseni për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Ndaj edhe në punë do të ndiheni më së miri.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Me mirëkuptim dhe tolerancë do t’i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Në planin financiar nuk do të keni as problemin më të vogël. Numri juaj i fatit do të jetë 822.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot do të tregoheni më largpamës dhe do të dini të falni. Edhe pse do të keni shumë mundësi për takime, do t’i refuzoni ato me arsyen se nuk doni asnjë lloj angazhimi.

AKREPI 24/10 - 22/11

Kujdes me kritikat dhe shmangni sa të mundni kokëfortësinë. Në planin financiar mos u tregoni të pamatur sepse do të keni probleme shumë të mëdha nesër.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Shigjetarët do të kenë sot takime interesante, por zemra e tyre nuk do të rrahë aq fort sa për të krijuar lidhje zemre apo miqësie. Mos shpenzoni as sot.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ka mundësi që sot bricjapët të takojnë vetëm persona simpatikë dhe pasionant. Do të jetë mirë nëse i thoni vetes: Mos e humb këtë mundësi.

UJORI 21/1 - 19/2

Financat do të jenë delikate edhe për ju sot. Shpenzoni me maturi që të mos keni më tepër vështirësi. Ata që janë në një lidhje do të kenë surpriza të njëpasnjëshme sot.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Gjatë kësaj dite, gjithçka do të shkojë ashtu si e kishit ëndërruar. Entuziazmi do të mbizotërojë gjithë kohës. Sektori i financave do të jetë mjaft i privilegjuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat