Horoskopi, 29 Gusht 2014

Life style

Horoskopi, 29 Gusht 2014

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 15:17

DASHI 21/3 - 20/4

Do të jeni shumë të sinqertë gjatë kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk do të bien pre e intrigave të disa personave dhe do të ndihen mirë vetëm siç janë.

DEMI 21/4 - 21/5

Do të kaloni shumë momente intime gjatë kësaj dite dhe gjërat do të ecin më së miri me atë që keni në krah. Emocionet gjithashtu do të jenë të fuqishme.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do të argëtoheni pa fund gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe do të kaloni çaste fantastike. Beqaret duhet të tregohen më të hapur dhe më të shoqërueshëm me personat që do i ftojnë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Situata në jetën tuaj në çift do të jete e ndërlikuar gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe do të debatoni ashpër. Beqarëve do ju pëlqejë shumë një person.

LUANI 23/7 - 21/8

Jeta juaj sentimentale do të ecë me së miri sot. Do të dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah dhe gjithçka do të shkoje si e kishit menduar.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Ditë pozitive dhe e paqetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë pranë partnerit dhe do të filloni të bëni edhe plane me të. Ne planin financiar duhet te gjeni një mënyrë për ta stabilizuar situatën.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Nuk do të mërziteni aspak gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Partneri do të jetë në humor dhe do ju surprizojë në çdo çast. Duhet të ndiheni me fat që e keni atë në krah.

AKREPI 24/10 - 22/11

Marrëdhënia në çift do të jetë mjaft e kënaqshme gjatë kësaj dite. Nuk do të kërkoni aspak të dominoni mbi tjetrin, përkundrazi do të hapni rrugë dhe do të bëni atë që është më e mira për të dy.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Duhet t’i kushtoni më shumë kohë dhe rëndësi partnerit tuaj gjatë kësaj dite nëse doni që gjërat të rrjedhin sa më mirë mes jush. Në planin financiar kërkoni ndihmë nëse nuk ja dilni dot vetë ta stabilizoni situatën. BRICJAPI 23/12 - 20/1

Mos u tregoni indiferente gjatë kësaj dite ndaj partnerit tuaj sepse ai mund të mërzitet dhe do të kërkojë strehim diku tjetër. Beqaret duhet të tregohen të duruar nëse duan të gjejnë personin ideal.

UJORI 21/1 - 19/2

Asgjë nuk do të ecë ashtu si ju e kishit menduar sot në jetën sentimentale. Mund të keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe do të mërziteni tej mase

PESHQIT 20/2 - 20/3

Dita do të fillojë mirë sot për jetën tuaj sentimentale, por me kalimin e orëve situata mund të ndërlikohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat