Ja përse femrat flasin më shumë

Life style

Ja përse femrat flasin më shumë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 20:17

Ka nga ato që thonë, se femrat duke folur qetësohen, por ka dhe nga ata që mendojnë se femrat, nga natyra, kane dhuntinë e fjalëve.

Femrat flasin më shumë shkathtësi, për me tepër kanë një mimike fytyre më të artikuluar dhe joshëse. Tashmë, të gjithë janë të vetëdijshëm për ndryshimet që ekzistojnë mes meshkujve dhe femrave.

Dy botë të ndryshme, por që plotësojnë njëra tjetrën. Mesa duke meshkujt nuk kanë rrugë zgjidhje tjetër, kështu që duhet të tregohen të kuptueshëm dhe të pranojnë këtë rrethane, tek e fundit femrat duhen edhe pse flasin shumë.

Femrat flasin më shume se meshkujt, mesatarisht, një femër shqipton 36 mijë fjalë në ditë, ndërsa meshkujt rreth gjysmën.

Një studim i bërë në Universitetin e Maryland shpjegon shkencërisht, nëse femra flet shumë është meritë e një proteine Foxp2.

Ky rezultat i zbuluar nga doktoresha Margaret Mccarthy dhe nga bashkëpunuesit e saj është publikuar ne revistën Journal of Neuroscience.

Testet janë bërë tek minjtë dhe kanë treguar se minjtë që kishin proteinën Foxp2 "kërkonin" më shumë insistim vëmendje. Situata pasqyron atë humane sepse edhe tek femrat proteina Foxp2 është prezentë në një sasi më të madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat