Zemërimi i modeles: Mjaft më me photoshop

Life style

Zemërimi i modeles: Mjaft më me photoshop

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 17:59

Përdorimi i photoshop këtë herë inatos modelen. Një përpunim i fundit fotografik i modeles australiane Meaghan Kausman 23 vjeç, e acaroi se tepërmi nga manipulimi dixhital i imazhit të saj, gjatë një shërbimi fotografik të realizuar nën ujë nga fotografja Pip Summerville, për të promovuar linjën e kostumeve të banjës Fella Swim.

Në fushatën publicitare trupi i Meaghan, rezulton se ka pësuar shumë modifikime për ta bërë edhe më të gjatë dhe më të dobët.

Një ndryshim që modelja e ka cilësuar shokues, duke postuar përballë fotografinë origjinale dhe atë të përpunuar.

“Refuzoj të aprovoj këdo që dëshiron të shpërndajë idenë e më të dobtës dhe më të mirës. Mjaft më me photoshop. Çdo femër është e bukur për format që ka. Tregu i publicitetit bën çmenduri”, shkroi Meaghan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat