Horoskopi, 27 Gusht 2014

Life style

Horoskopi, 27 Gusht 2014

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 08:19

DASHI 21/3 - 20/4

Duhet të përfitoni nga mundësitë që do t’ju paraqiten sot. Në punë do të ndieni nevojën për të gjetur një aleat në realizimin e ideve që keni në mendje.

DEMI 21/4 - 21/5

Gjërat do të fillojnë të bëhen si ju dëshironi. Në punë do të jeni të hapur ndaj ideve të reja. Në dashuri shmangni tonet e larta të zërit.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Një e papritur do t’ju bëjë më të gëzueshëm. Në punë presionet do t’ju ndihmojnë të veproni me korrektësi. Në dashuri mos rrini duarkryq.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Edhe pse sot do të jeni të ngarkuar me punë të ndryshme do të arrini të gjeni kohë për partnerin dhe më në fund do t’i dedikoheni vetëm atij.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të dini të përfitoni nga një mundësi që do t’ju vijë në këto momente. Në punë do t’ju besohen detyra impenjative.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Sot veçanërisht do të keni punë të rëndësishme që duhet t’u dedikoheni. Në dashuri do të keni njohje interesante që do t’ju ndryshojnë humorin.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do të keni një mori idesh, por duhet të bëni kujdes sepse nuk mund t’i vini të gjitha në jetë njëkohësisht. Në punë jepuni rëndësi gjërave të rëndësishme.

AKREPI 24/10 - 22/11

Para se të bindni të tjerët duhet të bindni veten se ajo që po bëni është ajo që ju doni. Do të keni një intuitë që do t’ju ndihmojë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk do të dini të silleni karshi një mikut tuaj të vjetër në një situatë pak të çuditshme. Në punë do të ndiqni këshillat e eprorit tuaj.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Fati do të jetë në krahun tuaj sot. Në punë duhet të shmangni marrjen e vendimeve. Në dashuri do t’i qëndroni strikt asaj që keni premtuar.

UJORI 21/1 - 19/2

Nuk mund ta përjashtoni veten nga përgjegjësitë e punës nëse doni të merrni një moment pushimi. Një këshillë: reklamo çdo gjë që të pret.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të sqaroni një keqkuptim me një mikun tuaj. Në punë ju pret një fazë e ndërlikuar. Në dashuri jeni të sigurt për të realizuar një ëndërr.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat