Horoskopi, 21 Gusht 2014

Life style

Horoskopi, 21 Gusht 2014

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 15:47

DASHI 21/3 - 20/4

Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Beqarët do të ndihen gati të fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen.

DEMI 21/4 - 21/5

Asgjë e veçantë nuk do të ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe atë çfarë do ju thotë zemra.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot në jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do të jete si stresuar për një çështje pune.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Jeta juaj në çift nuk do të shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund të behet mbytëse. Për financat duhet të merreni më seriozisht.

LUANI 23/7 - 21/8

Do e dashuroni plot pasion personin që keni në krah gjatë kësaj dite dhe atmosfera do të bëhet elektrizuese. Në planin financiar do të keni vështirësi dhe probleme. Duhet shumë kujdes për t’ia dalë mbanë.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Do të merren vendime të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do të diskutoni gjerë e gjatë me personin që dashuroni dhe do të bini në një mendje.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do të kërkoni që gjithçka të bëhet si doni ju gjatë kësaj dite, prandaj mund të kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Financat do të jenë më të ekuilibruara se disa ditë më parë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Mos përfitoni nga fakti që partneri ka shumë besim te ju për të bërë gjëra që ai në fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do të keni probleme.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Ditë e qetë dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Financat do të jenë gjithë kohës të stabilizuara. Nuk do të jetë problem edhe kryet ndonjë investim me tepër.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Dita e sotme do të jete shumë e veçantë për ata që janë në një lidhje. Do të kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do i ndreqni edhe problemet e së shkuarës.

UJORI 21/1 - 19/2

Priten shumë vështirësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Financat do të jenë në gjendje të qëndrueshme, por nuk duhet të kryeni çmenduri me shpenzimet.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Marsi nuk do të krijojë më probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale, kështu që mund të dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat