Si në Hangover, gjirafa përplas kokën me urën (Video)

Life style

Si në Hangover, gjirafa përplas kokën me urën (Video)

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 13:32

Ashtu si në filmin komedi Hangover, por këtë herë në realitet. Një gjirafë ngordhi gjatë transportimit me kamion në rrugët e Afrikës Jugore.

Kafsha e gjorë përplasi kokën me një urë në rrugët e Johanesburgut. Të pranishmit thanë se nga përplasja e kokës e njërës nga dy gjirafat që ndodheshin në rimorkion e kamionit që i transportonte ngordhi menjëherë, ndërsa tjetra fatmirësisht shpëtoi paq.

Kafshët ishin pjesë e një shoqate për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Shoqata vetë tha se ato po transportoheshin tek një veteriner, por aktivistë të mbrojtjes së kafshëve kritikuan shoqatën për pakujdesinë e shfaqur në transportin e tyre.

Pjesa nga filmi i famshëm komedi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat