Këto janë arsyet pse meshkujt nuk martohen

Life style

Këto janë arsyet pse meshkujt nuk martohen

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 13:10

Sipas hulumtimit të bërë nga John T. Molloy dhe botuar në librin “Pse burrat martohen me disa gra dhe jo me të tjerat”, në të cilën ai ka paraqitur një analizë të më shumë se dy mijë intervistave, erdhi në përfundimin e mëposhtëm.

Statistikisht, gratë që kanë më shumë se 35 vjet dhe të cilët janë të trasha kanë shumë më pak gjasa për t’u martuar. Molloy, përveç kësaj jep këshilla për gratë në lidhje se si të futen në “planet e martesës” të partnerit.

1) Të insistojnë të martohen

2) Nëse lidhja juaj ka ngecur, jepni fund dhe vazhdoni tutje

3) Dashuroni veten në vend të parë

4) Dorëzohuni ndaj idesë se do të martoheni ndonjëherë

5) Mbani formën, kujdesuni për kilogramët dhe për veten

6) Koha kalon – shfrytëzojeni me mençuri

Ai sjell shembullin e Zhaklinë M., e cila i ka zbuluar se një djalosh i kishte thënë se përveç kualiteteve tjera që posedon, ajo është e bukur- por jo edhe tepër! Kjo gjë në sytë e tij kishte qenë një plus i madh, ndërsa ajo kishte mbetur e lënduar – në vend se të jetë gëzuar sepse ka zbuluar një ndër gjërat nga të cilat meshkujt udhëhiqen kur mendojnë për lidhje serioze.

Molloy zbulon se meshkujt pas vitit të 37 ose 38 vështirë vendosin për martesë, ndërsa pas 43 edhe më shumë. Statistika e ardhshme të cilën ai e ka paraqitur në libër, është se shumica e meshkujve propozojnë martesë pas 18 muajve zbavitje. Nëse pas 22 muajve nuk keni unazë në dorë atëherë keni shanse të mëdha që mos të merrni propozimin kurrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat