10 këshilla të Papa Françeskut për të qenë të lumtur

Life style

10 këshilla të Papa Françeskut për të qenë të lumtur

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:08

Këto janë top 10 këshillat që Papa Françesku këshillon këtë javë si pjesë e recetës së tij për një jetë të plotë dhe të lumtur. Në një intervistë për revistën javore të Argjentinës “Viva”, Papa ka shpalosur përvojat e tij personale, duke përfshirë mënyrën e tij të jetesës në frymë anti-konsumeriste.
Në këto 10 këshilla të dhëna, Papa u bën thirrje familjeve që ta ndalin televizorin në kohën kur hanë ushqimin. Kjo, sipas tij, për shkak se televizori edhe pse ndihmon që të jemi të informuar për ngjarjet më të fundit, gjatë kohës së ushqimit nuk na lë të komunikojmë me njëri tjetrin.

Papa, po ashtu ka thënë se njerëzit do të ishin shumë më të lumtur nëse do të ndalonin së tentuari për t’i bërë njerëzit të mendojnë në mënyrën e tyre, përfshirë këtu edhe aspektin religjioz. Ai ka thënë se kisha rritet duke i tërhequr njerëzit e jo duke i detyruar ata dhe ka shtuar se mënyra më e mirë për të depërtuar tek dikush është përmes dialogut, duke filluar me identitetin e tij/saj.

E para nga 10 këshillat, në fakt, ka ardhur nga thënia klishe italiane, e cila tekstualisht do të mund të përkthehej: “Ec përpara dhe lëri të tjerët të veprojnë njëjtë.” E njëjta në anglisht do të ishte “jeto, dhe lejo të tjerët të jetojnë”.

Sekretet e Papa Françeskut drejt lumturisë

1. “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.” Secili do të duhej të udhëhiqet nga ky princip, ka thënë ai, i cili ka kuptimin e njejtë me thënien romake “Ec përpara dhe lëri të tjerët ta bëjnë të njejtën.”

2. “Bëhu i dhënë pas të tjerëve.” Njerëzit kanë nevojë të jenë të hapur dhe zemërgjerë me njëri tjetrin, thotë ai, sepse “nëse mbyllesh në vete ka rrezik të bëhesh egocentrik. E uji që rri bëhet i qelbur.”

3. “Vepro qetësisht në jetë.” Papa, i cili më parë ka ligjëruar letërsi në shkollën e mesme, e ka përdorur imazhin e një novele argjentinase të Ricardo Guiraldes, në të cilën protagonisti, Don Segundo Sombra, e kujton mënyrën se si ka jetuar më parë.

4. Sensi i shëndetshëm i kohës së lirë. Papa ka thënë: “Konsumerizmi na ka bërë nervozë”, dhe u bën thirrje prindërve që gjithmonë të ndajnë kohë për lojë me fëmijët e tyre, dhe ta ndalin televizorin përderisa hanë.

5. Të dielat duhet të jenë ditë pushimi. Punonjësit duhet të kenë pushim të dielave sepse “E diela është për familjen,” thotë ai.

6. Gjeni ide të reja për të krijuar vende të dinjitetshme pune për të rinjtë. “Duhet të jemi kreativë me të rinjtë. Nëse nuk u japim mundësi të mjaftueshme, ata do t’i drejtohen drogës” dhe keni kujdes me vetëvrasjet, thotë ai.

7. Respektojeni dhe kujdesuni për natyrën. Degradimi i mjedisit është “një nga sfidat më të mëdha që i kemi,” ka thënë Papa. “Mendoj që pyetja që nuk po ia bëjmë vetes është: A nuk po bën vetëvrasje raca njerëzore me trajtimin tiranik dhe diskriminues që po bën ndaj natyrës?”

8. Ndaloni së qeni negativ. “Nevoja për të folur keq për të tjerët indikon nën-vlerësim të vetvetes. Kjo do të thotë, ‘Unë ndihem aq i ulët sa që në vend se ta ngris veten, provoj t’i ulë të tjerët,’” thotë Papa. “Heqja dorë në mënyrë të shpejtë nga negativiteti, është e shëndetshme.”

9. Mos provoni t’i ndryshoni të tjerët; respektoni bindjet e të tjerëve. “Ne mund t’i inspirojmë të tjerët përmes dëshmisë se askush nuk bashkohet në komunikim. Por, gjëja më e keqe është kur dikujt mundohemi t’ia ndryshojmë religjionin, që tingëllon si: ‘Po flas me ty për të ta mbushur mendjen.’ Jo. Çdo njeri dialogun, duke filluar me identitetin e vet. Kisha rritet duke i tërhequr njerëzit e jo duke i detyruar ata,” ka thënë Papa.

10. Punoni për paqe. “Ne po jetojmë në periudhën kur po zhvillohen shumë luftëra,” ka thënë ai, “dhe thirrja për paqe duhet të dëgjohet. Paqja nganjëherë të jep përshtypjen e heshtjes, por kurrë nuk heshtë, paqja është gjithmonë e zhurmshme dhe dinamike.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat