Qyteti më i trishtë në botë

Life style

Qyteti më i trishtë në botë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:53

Të udhëtosh dhe të zbulosh kultura e mentalitete të ndryshme nëpër botë është gjithmonë një ndjesi e bukur. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë, kur bëhet fjalë për të vizituar një qytet si Norilsk, në Rusi, i cili është konsideruar si qyteti më i trishtë në botë.

Në këtë vend, i cili ndodhet mbi Rrethin Polar të Arktikut, jetojnë mbi 170.000 persona. Ky është qyteti më verior i planetit.

Norilsk është praktikisht jashtë qytetërimit dhe e rrethuar nga të gjitha anët me akuj. Ai lidhet përmes një porti me Dudunka, një qytet tjetër shumë i vogël. Është konsideruar edhe si vendi më i ndotur në botë, për shkak se në të prodhohet rreth 20% e nikelit në tokë.

Në dimër temperaturat shumë të ulëta arrijnë deri në -30°C. Në muajt më të ftohtë mungon tërësisht dielli. Në verë, temperatura nuk i kalon asnjëherë 20°C. Jeta mesatare e banorëve në këtë qytet është 10 vite më e ulët se ajo e jetëgjatësisë botërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat