Çka tregon e qeshura për karakterin e femrës

Life style

Çka tregon e qeshura për karakterin e femrës

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:55

​Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë.

-Nëse një femër, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

-Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.

-Në rast se një femër, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

-Në rast se gjatë të qeshurës një femër vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.

-Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat