Bukuria, këmbë me apo pa qime?

Life style

Bukuria, këmbë me apo pa qime?

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 14:41

Të gjithëve na është krijuar ideja se një femër e bukur është një femër e kuruar në detaje, me pamje fizike të pranueshme dhe pse jo, në shumë raste, të adhurueshme nga të tjerët. Por, a e kishit menduar ndonjëherë që konceptin e bukurisë së një femre ta lidhnin me këmbët e saj me qime?

Ja që koncepti i bukurisë është tepër relativ, edhe në këtë pikë. Disa vajza kanë hapur një blog në internet të quajtur “Hairy legs club” (Klubi i këmbëve me qime), ku postojnë foto në të cilat shfaqen këmbët e tyre me qime dhe të papastruara.

Ato nuk përdorin mjetet e shumta të depilimit. As brisk, as makinë për depilim dhe as lekë të hedhura dëm tek estetistja. Megjithatë, kjo nuk i bën këto femra më pak të bukura. Ato vazhdojnë të ndihen krenare për pamjen e tyre dhe aspak të shqetësuara nga këmbët me qime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat