Vjedh në mes të ditës 200 palë veshje në dyqanin “Victoria’s Secret”

Life style

Vjedh në mes të ditës 200 palë veshje në dyqanin “Victoria’s Secret”

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:56

Policia është vënë në kërkim të një mashkulli, i cili ka vjedhur disa veshje në një dyqan të Victoria’s Secret në Gjeorgji. Burime zyrtare nga policia në Richmond, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë me dije se burri ka vjedhur mbi 200 palë veshje në dyqanin që ndodhet në brendësi të qendrës tregtare Augusta këtë të shtunë.

Një video e sigurisë tregon burrin duke hyrë në dyqan rreth orës 11:45 të paradites. Ai i ka vendosur të gjitha produktet e vjedhura në një çantë të madhe, pa asnjë shqetësim. Sipas punonjësve të dyqanit, vlera e produkteve shkon në 1.900 dollarë.

Policia është duke hetuar mbi këtë rast por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Edhe pse pamjet janë shuam të qarta, ende nuk ka një identitet të plotë me emër dhe mbiemër, të hajdutit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat