Burrat s'i durojnë dot gratë xheloze

Life style

Burrat s'i durojnë dot gratë xheloze

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 23:39

Sipas burrave, xhelozia është defekti më i madh femëror. Një nga këshillat është nevoja për të folur me sinqeritet, respekt dhe vëmendje mes burrave dhe grave.

Xhelozia është defekti që burrat nuk ua durojnë dot shoqeve të tyre. Për burrat rezulton e vështirë që të jetojnë një marrëdhënie të qetë nëse partnerja shesh gjithandej rivale dhe kontrollon çdo shikim të tijin, me frikën se mos ai e ka mendjen te një grua tjetër.

Ky është konkluzioni i një sondazhi që ka kryer një grup studiuesish mbi tre mijë burra, të cilëve u është kërkuar të klasifikojnë 10 defektet më të këqija femërore.

Ndryshe nga ç'është menduar, nuk është as fakti që gratë kalojnë orë të tëra duke bërë blerë me shoqet e tyre dhe as diskutimet mbi rrëmujën që bëjnë burrat, bezdia më e madhe mashkullore.

Për 30% të të intervistuarve, xhelozia është absolutisht defekti më i madh femëror, ndërsa për 22% ishte akuza për futje hundësh.

Ja defektet e tjera, sipas burrave, të klasifikuara nga 3 mijë të intervistuarit:

• Agresiviteti (6% e të intervistuarve mendojnë kështu), qaravitja e tepërt (5%) dhe qejfprishja (5%). Një përqindje më e ulët e burrave nuk e durojnë dot maninë ë femrave për blerje (3%), fiksimin për linja të përkryera (2%) dhe obsesionin ndaj rregullit (1%).

Rivaliteti i tepruar mes grave ka rezultuar veçanërisht i papërtypshëm nga seksi i fortë, që në të vërtetë do të preferonte të shihte një bashkëpunim më të madh dhe një konfliktualitet më të vogël mes grave.

Burrat kanë folur edhe për nevojën e një autonomie, pra nevojë për t'u ndier të lirë. 17% e meshkujve kanë deklaruar se e duan vëmendjen e të dashurave të tyre, por nuk duan që ato të jenë të përqendruara me tepri tek ata, aq sa t'u zënë frymën.

Kur një burrë ndodhet i kufizuar në lirinë e vet, atëherë ai “ia mbath” prej saj: një gabim i shpeshtë i seksit të butë është ai i shndërrimit në “mama” për partnerin, duke këmbëngulur në këtë pozicion që të korrigjojnë defektet e tyre.

Gjithsesi, në thelb, shqyrtimi i statistikave nxjerr në dritë problemin e komunikimit mes dy sekseve: janë të shumtë burrat që pohojnë se nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë duan gratë e tyre dhe 9% e të intervistuarve mendojnë se pretendimet janë karakteristikë tjetër e keqe femërore.

Kjo mungesë efikasiteti në komunikimin mes meshkujve dhe femrave varet shumë nga fakti që këto të fundit (gratë) nuk i shprehin qartë dëshirat dhe mendimet e tyre, ndërsa meshkujt janë shumë sipërfaqësorë dhe të hutuar.

Sugjerohet që të mësohet të lexohen dhe interpretohen sinjalet, edhe ato joverbale që manifestohen në komunikimin mes tij dhe saj: në këtë mënyrë, mund të ecet drejt ndërtimit të një raporti në çift.

Sipas ekspertëve, shqyrtimi i statistikave nxjerr në pah se burrat janë të gatshëm t'i pranojnë interesat dhe pasionet e grave të tyre, por nuk i ndajnë me to. Vështirësitë e vërteta vijnë nga mënyrat e menaxhimit të marrëdhënieve ndërpersonale. Shumë e rëndësishme është kësisoj të bëhet kujdes për një komunikim të mirë.

Një nga këshillat është nevoja për të folur me sinqeritet, respekt dhe vëmendje mes burrave dhe grave. Burrat dhe gratë u përkasin universeve të ndryshme: takimi dhe tërheqja e tyre është një mister i dashurisë. Duhet sens praktik, aftësi për të falur, për të dëgjuar, për të rifilluar, për t'u dhënë vëmendje sinjaleve të vogla dhe joverbale, në mënyrë që të funksionojë siç duhet një raport dashurie.

Dhe, në fund fare: pak xhelozi është normale, madje edhe e dëshiruar. Por, me masë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat