Kryeministri turk Erdogan, jo vetëm politikan

Life style

Kryeministri turk Erdogan, jo vetëm politikan

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:26

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, tregon se nuk është vetëm një politikan i zoti, por edhe një sportist i denjë.

Në një ndeshje ekzibicioni të zhvilluar me rastin e përurimit të një stadiumi të ri në Stamboll, 60-vjeçari u shfaq në formë të përkryer, madje duke shënuar 3 gola për skuadrën e tij me ngjyrat portokalli.

Duke qenë se Erdogan ka qenë futbollist në rininë e tij, askush nuk duhet të çuditet për mënyrën sesi e dërgon topin në rrjetë.

Kryeministri Erdogan, shënoi golin e parë të ekipit të tij, me prekjen e dytë që i bëri topit, me një gjuajtje fantastike me këmbën e majtë.

Duke habitur shumicën e spektatorëve, Erdogan njoftoi në ceremoninë para fillimit të ndeshjes në lagjen “Basaksehir”, se stadiumi do të quhet “Fatih Terim”, për nder të trajnerit aktual të përfaqësues së Turqisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat