Edhe mbretëresha dëshiron të bëjë selfie

Life style

Edhe mbretëresha dëshiron të bëjë selfie

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 13:03

Mbretëresha Elizabeth II është bërë hit në internet pasi është përfshirë në një ‘selfie’ të një lojtareje australiane të hokejit.

Jayde Taylor bëri një ‘selfie’ me shoqen e saj Brooke Peris në qendrën e hokejit në Glasgou, ndërsa në prapavijë gjendej mbretëresha britanike.

Pas publikimit në rrjetet sociale, fotografia është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

“Aaaahhh, fotografia e mbretëreshës na bombardoi ‘selfien’”, ka shkruar Jayde në rrjetet sociale.

Megjithatë, Jayde u ka treguar mediave se fotografia nuk ishte krejt e rastësishme.

“Brooke dhe unë e planifikuam se kur të dilte nga dera, ajo do të ishte prapa nesh. Dhe pastaj, ajo doli dhe qeshi para kamerës. Ne ishim në vendin e duhur në kohë të duhur”, ka treguar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat