Horoskopi, 25 Korrik 2014

Life style

Horoskopi, 25 Korrik 2014

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 09:01

DASHI 21/3 - 20/4

Ditë e bukur dhe harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje ndërsa beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Në planin financiar do keni probleme.

DEMI 21/4 - 21/5

Sot do e ndryshoni sjelljen dhe rutinën e jetës suaj në çift ndërsa beqaret do të realizojnë një takim vendimtar. Buxhetin do e menaxhoni me shumë maturi dhe përkujdes.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Urani do t’ju mbështesë gjatë gjithë kohës sot dhe do iu tregojë rrugën e duhur që të ecin mirë në çift. Në planin financiar do t’ju duhet të merrni masa drastike.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Nëse keni pasur probleme serioze me partnerin gjatë kësaj dite, sot gjërat duket se do të fillojnë të përmirësohen. Beqaret do të gjejnë personin e ëndrrave.

LUANI 23/7 - 21/8

Ka rrezik të bëni çmenduri sot në jetën tuaj në çift dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë partnerit. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë që në mëngjes.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Priten ndryshime shumë të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift, ndërsa beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do t’i keni më në vëmendje.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Asgjë e keqe nuk pritet të ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Në planin financiar do të përballeni me vështirësi.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do kërkoni gjithë kohës harmoninë në jetën tuaj në çift, ndërsa beqaret bëjnë mirë të tregohen të matur. Gjendja financiare nuk do të jetë aq e mirë sa mendonit.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të ketë shumë përballje dhe zënka të forta sot në jetën tuaj në çift, ndërsa beqaret do të kenë një dite plot me njehje të reja. Tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.


BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të kërkoni me patjetër ta largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm që të mos keni probleme.

UJORI 21/1 - 19/2

Do të bëni çfarë të jetë e mundur gjatë kësaj dite që të mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Gjendja e financave do të jetë e mire, por nëse shpenzoni kuturu do të pendoheni.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Kënaqësi pa fund do të përjetoni gjatë gjithë kësaj dite nëse jeni në një lidhje. Financat do të përmirësohen falë kujdesit dhe maturisë që keni treguar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat