Si të zhdukni lehtë rrathët e syve

Life style

Si të zhdukni lehtë rrathët e syve

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 00:38

Na ndodh shpesh të zgjohemi në mëngjes me sy të nxirë dhe me rrathë rreth tyre, e të mos të dimë si të shpëtojmë prej tyre.

Në rast se këta rrathë shfaqen në mënyrë të vazhdueshme, bëni mirë të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jenë tregues të sëmundjeve të ndryshme.

Mësoni maskën që ju ndihmon për t’i larguar këta rrathë.

Përbërësit:

1. Kurkuma (2 lugë çaji)

2. Lëng ananasi (2-3 lugë çaji)

Si fillim vendosni kurkumën në një tas të vogël. Më pas shtoni lëngun e ananasit. Përziejeni deri sa kjo masë të marrë një formë kremoze. Vendoseni këtë maskë çdo mëngjes tek rrathët e zinj poshtë syve dhe do të shihni se si rrathët do të eliminohen pak nga pak çdo ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat