"Besojmë se Fatima është ende gjallë"

Life style

"Besojmë se Fatima është ende gjallë"

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:46

Autoritetet kanë lajmëruar se asnjëri nga udhëtarët e avionit të linjës Malaysia Airlines, i cili u goditë me raketa ditë më parë nuk ka mbijetuar por ekziston dikush që ende nuk ju beson plotësisht autoriteteve.

Ditë më parë një baba holandez i shkroi një letër të hapur presidentit rus, Putin, se ai ja vrau vajzën dhe rrjedhimisht ja shkatërroi jetën, mirëpo dy prindër tjerë vajza e të cilëve ishte udhëtare në aeroplanin e rrëzuar kanë marrë një vendim tjetër.

Ata besojnë se vajza e tyre Fatima Dyczynski, edhe pas rrëzimit të avionit është gjallë dhe ajo gjendet diku, pasi sipas tyre edhe pas lajmit për rrëzimin e avionit telefoni i saj kishte “cingëruar”, çka u jep atyre shpresë se ajo ka mbijetuar.

Babai dhe nëna e Fatimas u nisën për në Ukrainë në zonën ku u rrëzua avioni edhe pse autoritetet i kanë paralajmëruar familjarët e viktimave që të mos udhëtojnë pasi që atje është zonë lufte.

25 vjeçarja Fatima Dyczynski ishte inxhiniere e hapësirës dhe kishte ambicie të larta për tu bërë astronaute, por fati deshi që ajo bashkë me 297 udhëtarët tjerë të humbnin jetën, pasi që aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Ukrainë nga një një raketë luftarake./IJ.BS



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat