Kjo është Maria, vajza e Vladimir Putin, të cilës i është kërkuar të largohet nga Holanda

Life style

Kjo është Maria, vajza e Vladimir Putin, të cilës i është kërkuar të largohet nga Holanda

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 22:38

Tensionet ndërkombëtare në mes të presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Evropës kanë filluar të kalojnë në çështje personale.
Pieter Broertjes, kryetar i komunës së vogël në qytetin holandez, Voorschoten, ku thuhet se jeton e bija e Vladimir Putin, ka kërkuar depërtimin e saj nga vendi, pas rrëzimit të aeroplanit javën e kaluar në lindje të Ukrainës.

Maria Putin, 29 vjeçe, jeton së bashku me të dashurin e saj holandez.

“Ne mund gjithashtu të deportojmë vajzën e Putin nga Holanda, sepse ajo jeton në Holandë, Atëherë ju do të keni një sinjal tjetër për të dhënë”, tha Broertjes.

Shumë pak dihet rreth dy vajzave të Putin, Maria dhe Yekaterina, të cilat si të rritura janë fotografuar rrallë.

Por sipas medieve holandeze, Maria jeton në Voorschoten me të dashurin e saj holandez Jorrit Faassen, i cili mendohet të jetë një zyrtar i lartë i Gazpromit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat