7 gjëra që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Life style

7 gjëra që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 22:02

-Kaloni së paku 20 minuta në ajër të pastër. Kjo gjë ndihmon për të përmirësuar humorin dhe përforcon memorien. -Angazhohuni të jeni të lumtur. Nëse përkushtoheni në këtë drejtim, më në fund do arrini që të jeni të lumtur. -Zbuloni pikat tuaja të forta. Kjo gjë bën që ti përdorni pikat tuaja të forta më së miri dhe të ndiheni më të lumtur. -Bëni aktivitet fizik. Aktiviteti fizik çliron endorfinë dhe përmirëson humorin. Nëse e bëni rregullisht do të ndiheni shumë më mirë. -Kalojeni kohën me njerëz të lumtur. Lumturia është ngjitëse dhe nëse një person është i lumtur, atëherë edhe njerëzit me të cilët rri do të ndihen më mirë. -Lidhje sociale të forta. Një familje e dashur dhe disa miq të ngushtë, janë stimuj të rëndësishëm për të qenë të lumtur. -Kujdesuni për të tjerët. Në këtë mënyrë duke ndihmuar të tjerët do ti bëni të ndihen më mirë, por në këtë mënyrë edhe ju do të ndiheni më të lumtur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat