Njihuni me “vajzën-mace”(Foto)

Life style

Njihuni me “vajzën-mace”(Foto)

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 00:19

Një vajzë 6-vjeçare thërritet “vajza-mace” nga shokët e shoqet e saj pasi në të gjithë trupin po i rriten qime të buta të zeza.

Si të mos mjaftonte kjo gjë, nëna e saj e braktisi menjëherë pasi vogëlushes nisën t’i shtoheshin qimet në mënyrë shqetësuese.

Në moshën 5-vjeçare Zhao Xinruit i dolën qime të zeza në një pjesë të kurrizit, por njolla e vogël u zmadhua gjithmonë e më shumë duke i mbuluar të gjithë kurrizin dhe të pasmet e tani qimet po i dalin në fytyrë dhe duar.

“Më vjen keq kur e shoh vajzën të vuajë kështu. Nuk mund t’i bëjmë operacion pasi kushton shumë. Edhe pse kam kursyer, paratë nuk mjaftojnë”, shprehet Zhao Lai, babai 45-vjeçar i “vajzës-mace”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat