Horoskopi, 22 Korrik 2014

Life style

Horoskopi, 22 Korrik 2014

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:36

DASHI 21/3 - 20/4

Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë mjaft e ngrohtë. Do jeni të gatshëm edhe të kërkoni falje për gabimet që keni bërë.

DEMI 21/4 - 21/5

Jupiteri do ketë ndikim shumë të madh gjate kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe të privilegjuar për personin që keni në krah.

BONJAKET 22/5 - 21/6

Klima në çift do jetë mjaft harmonike dhe e bukur sot. Do i përkushtoheni me tepër partnerit dhe do bëni plane afatgjata me të. Beqarët do bëjnë mirë të mos hedhin asnjë hap të nxituar.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do jenë të shumtë personat që do ju joshin dhe do mundohen t’iu bëjnë për vete gjatë kësaj dite, por ju nuk do bini aspak në tundim. Do jeni gjithmonë besnike ndaj partnerit.

LUANI 23/7 - 21/8

Sjellja juaj përkundrejt partnerit do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Kjo do pasohet me debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Beqarët mund të fiksohen keq pas një personi të huaj.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Do kaloni një ditë shumë të qetë dhe pa asnjë problem sot. Së bashku me partnerin do ruani një komunikim sa më të ngrohtë dhe do toleroni herë pas here.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Marrëdhënia në çift do jetë shumë e ngrohtë sot. Do i harroni të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet dhe do mendoni vetëm mbi të ardhmen.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do mendoni vetëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do lini pas dore gjithçka tjetër. Kujdes, në jetë dashuria është e rëndësishme, por nuk është gjithçka.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Tregohuni sa më të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mos i mbani atij të fshehta. Në këtë mënyrë ai do ketë më tepër besim tek ju dhe marrëdhënia do shkojë si duhet.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Çiftet do jenë mjaft optimistë gjatë kësaj dite dhe do i kalojnë sa hap e mbyll sytë të gjitha vështirësitë që kanë pasur. Mund të dilni edhe për ndonjë darkë me shoqërinë tuaj të ngushtë.

UJORI 21/1 - 19/2

Ditë e vështirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kujtoni problemet që keni pasur në të kaluarën dhe situata do ndërlikohet përsëri. Beqarët nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lidhjen e tyre.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Nëse jeni ne një lidhje duhet të tregoheni sa më të sinqertë dhe transparentë me personin që keni në krah. Mos thurni gënjeshtra sepse do keni vështirësi të mëdha më vonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat