Pushime të mira dhe të lira

Life style

Pushime të mira dhe të lira

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 23:25

Një nga keqkuptimet më të mëdha të njerëzve në lidhje me udhëtimet është se ato janë të shtrenjta. Por cilat janë disa vende ekzotike që mund të vizitohen më pak para ose thënë ndryshe të mira dhe të lira?

1. Argjentina, vendi i mundësive të pafundme për pushime ekzotike
Imagjinoni një vend me ushqim të klasit botëror dhe verë, pamje të pabesueshme, jetë natë emocionuese, vende të klasit të parë të fjetur. Photos4travel.com rendit Argjentinën të parën për pushime ekzotike jo të shtrenjta. Argjentina ka qenë një nga vendet tejet të shtrenjta në Amerikën e Jugut, por ekonomia e saj ka patur jo pak probleme dhe megjithëse situata tanimë është përmirësuar disi, dollari amerikan ka ende fuqi të madhe blerëse. Aty ju mund të organizoni pushime për 25-35 dollarë dita e të shijoni bukuritë që ofrojnë qytete si Buenos Airesi. Gjithashtu mund të zgjidhet mes paketave 75-150 dollarë në ditë për të ngrënë në restorantet të njohura dhe për të fjetur në hotelet më të mira të vendit.
2. Çlodhu dhe shijoji plazhet e Hondurasit
Ishulli pak i njohur i Roatan, në brigjet e kontinentale të Hondurasit është një vlerë e jashtëzakonshme e Karaibeve. Shkalla e krimit është ekstremisht e ulët dhe ky është një nga vendet që zhytësit preferojnë më shumë, por jo vetëm ata...të gjithë të apasionuarit e sporteve ujore. Dhomat janë në dispozicion për cmime nga 10 – 200 dollarë nata, në varësi të vendndodhjes në ishull dhe ju mund të konsumoni një vakt gourmet/gustator për 15 dollarë personi.

3. Malajzia, Vendi më perendimor i Azisë është i shkëlqyer pë pushime ekzotike familjare dhe të lira. Malajzia ofron kaq shumë mundësi në një zonë relativisht të vogël sa është e vështirë t’i përmbledhësh në një listë, por xhunglat ekzotike, plazhet e mrekullueshme, tempujt me ngjya dhe udhëtimet me tren e bëjnë Malajzinë të përshtatëshme për standardet e gjithkujt. Një shtëpi njëkatëshe prej bambuje dhe ushqimi mund të kushtojë vetëm 30 $ çifti. Kur ju jeni duke vizituar një qytet-plazh dhe në qoftë se ju jeni duke qëndruar në një nga qytetet e mëdha, hotelet dhe ushqimet janë ende një ujdi në rreth 60 $ në ditë për dy persona. Malajzia është gjithashtu një vend i përshtatshëm për të marrë fëmijët.

4. Udhëtim në Tajlandë është gjithmonë një vendim i zgjuar
Nëse kërkoni pushime ekzotike gjithmonë duhet ta keni në konsideratë Tajlandën, si një nga destinacionet e lira për pushime. Plazhet janë përmirësuar pas tsunamit të vitit 2004 dhe mund të marrësh me qira një shtëpi një-katëshe me pamje nga deti për 20 dollarë nata. Xhiro me elefant si dhe zhytje, vela e aventura të tjera të ujit plus vizitat në treg lundrues, në tempujt e artë dhe vende të tjera historike janë të përfshira në një cmim prej 30 – 40 dollarë në ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat