Vlorë, propozim origjinal për martesë (VIDEO)

Life style

Vlorë, propozim origjinal për martesë (VIDEO)

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 21:06

Një mënyrë origjinale për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij amerikane, ka zgjedhur një i ri shqiptar, i cili ka goditur në shenjë. Bën sikur zhduket në det, ankth dhe panik tek e dashura e tij”… dhe ja tek shfaqet Mario Rapaj me një guacë gjigande ku mban unazën që do t’i propozojë për të lidhur jetën së bashku amerikanes Carson Dorsey.

Gjithçka ishte parapërgatitur në plazhin e Radhimës. Mario Rapaj, një artist shqiptar që punon si dirigjent në Çeki, ka vendosur që në vendin e tij, t’i fitojë zemrën të dashurës amerikane, gjithashtu artiste… këngëtare lirike në Texas. Një po shqiptare nga Carson, e cila të gjithë këtë gjë e ka përjetuar me emocione të forta, madje nuk e ka besuar.

Një deklaratë e veçantë, dashurie dhe një propozim unik që lidh fatet e dy njerëzve, pse jo një moment si ky duhet të jetë i tillë, për të mos u harruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat