Refuzohet 27 herë për të bërë seks, ja lista e justifikimeve

Life style

Refuzohet 27 herë për të bërë seks, ja lista e justifikimeve

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:37

Një burrë i mërzitur nga refuzimet e gruas së tij për të kryer marrëdhënie seksuale, ka përgatitur një listë ku ka shkruar me detaje sa herë që gruaja e ka refuzuar. Për shtatë javë ai ka marrë 27 refuzime dhe vetëm 3 pranime.

Ndër arsyetimet e ndryshme që gruaja nxirrte për të shmangur të shoqin ishin edhe këto: “Po shoh shfaqjen në tv”, “Jam djersitur dhe ndihem pis. Më duhet të bëj dush”, “Po mundohem ta shoh një film” (dhe pas 15 minutash ka fjetur ), “Jam shumë e dehur dhe kam ngrënë shumë”, “Sapo erdha nga palestra, ndihem pis” (dhe nuk u la deri të nesërmen).

Por kjo listë ashtu siç mund të mendojë shumica prej jush, nuk është postuar nga burri i refuzuar, por nga vetë gruaja. Ajo e poston listën në internet, duke e quajtur burrin e saj të papjekur.

“Dje në mëngjes, isha në një taksi dhe po shkoja drejt aeroportit, kur burri im më dërgon një mesazh me e-mailin e punës. Ai këtë nuk e bën kurrë, sepse ne komunikojmë me telefon ose me sms. E hapa dhe pashë që ishte një kritike e ashpër sarkastike, me të cilën më bëri me dije se unë nuk do t’i mungoj në 10 ditët e ardhshme që do të jem larg.

Bashkangjitur ishte edhe përshkrimi i të gjitha mënyrave kur ka dashur të fillojë që të bëjë seks, bashkë me një kolonë të justifikimeve të mia”, përfundon shkrimi i gruas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat