I mbyllin Instagramin, për shkak të trashësisë

Life style

I mbyllin Instagramin, për shkak të trashësisë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 09:13

Ndoshta ju duket e pabesueshme, por një 19 vjeçareje i është mbyllur llogaria e saj në Instagram, pasi ajo nuk ishte estetikisht e bukur. Lidhur me faktin se ajo ishte e shëndoshë, një masë e rreptë është ndërmarrë menjëherë nga Instagrami, duke i bllokuar llogarinë.

Kjo gjë është përjetuar mjaft keq nga vajza, e cila ka theksuar se kjo është e pafalshme, dhe se nuk duhet të vendosen rregulla kaq penalizuese. Ky fakt ka prekur një pjesë të madhe të ndjekësve, të cilët kanë mbështetur të renë. Bëhet fjalë për 19 vjeçaren Sam Newman, e cila jeton e studion në Ohaio të SHBA.

Fotot e saj me të brendshme, në fakt kanë hapur një diskutim në rang botëror. Këto foto të cilat bënë xhiron e botës, rrjeti social nuk i ka pëlqyer, duke i bllokuar llogarinë. Në rrjet kanë nisur polemikat mbi këtë çështje, saqë Instagrami është detyruar t’i riaktivizojë llogarinë e bllokuar më parë.

Lidhur me këtë penalizim, vajza ka deklaruar: “Është një diktaturë estetike e vendosur nga të tjerët. Mjaft më. “I shëndoshë” nuk është një fjalë turpi. Si mund të ndërtosh një sistem të tillë, ku të jesh i detyruar të fshehësh pamjen tënde, për shkak se të tjerët nuk duan ta shikojnë?”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat