Me këtë maskë thojuni lamtumirë pikave të zeza

Life style

Me këtë maskë thojuni lamtumirë pikave të zeza

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 21:12

Keni provuar kremëra të shumtë dhe pikat e zeza janë po aty në fytyrën tuaj? Ndoshta ka ardhur koha që në kushtet e shtëpisë të gjeni zgjidhjen që iu duhet.

Për të luftuar pikat e zeza, pa i shtypur dhe pa u harxhuar, një maskë shumë e thjeshtë e përgatitur në kushtet e shtëpisë e bënë fytyrën tuaj “akull”.

Përbërësit e kësaj maske janë një fetë kungull i verdhë dhe i grirë imët ose shtypur, si dhe një lugë pana.

Këta dy përbërës përziejini mirë deri sa të bëhet një masë homogjene. Pas kësaj aplikojeni masën kremoze në fytyrë dhe mbaheni për gjysëm ore. Përgatiteni një veprim të tillë një herë në javë, dhe pikat e zeza nuk do të shfaqen më në fytyrën tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat