E pabesueshme, e merr goditje në kokë dhe bëhet gjeni i matematikës

Life style

E pabesueshme, e merr goditje në kokë dhe bëhet gjeni i matematikës

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 14:05

Ka qenë ndoshta ëndrra e shumëkujt, edhe atyre më pak të zotë me numrat në shkollë: të bëhesh krejt papritur talent i matematikës, pa asnjë sforcim.

E pabesueshme, por një fat i tillë ika ardhur 31-vjecarit amerikan Jason Padgett, i cili pas një zënke në një pub, ku mori disa goditje të forta në kokë, u zgjua me “xhungën” e matematikës, duke shfaqur një aftësi të padiskutueshme me shifrat, e mbi të gjitha me figurat gjeometrike, që nuk e kishte manifestuar kurrë më parë. Në mënyrë të vecantë, Jason ka aftësinë shumë të rrallë që të vizatojë me dorë komplekse fraktalë, ato figurat që përsëriten në vazhdimësi brenda njëra-tjetrës në shkallë të ndryshme, duke mbetur gjithnjë të njëjta mes tyre.

Prej 12 vitesh, Padgett sheh poligonë dhe forma kudo: pana e hedhur mbi kafenë e mëngjesit vizaton një spirale, tek gjethet pikas teoremat e Pitagorës, e kështu me radhë, sic rrëfen vetë Padgett në një libër që sapo është botuar në SHBA, me titull “Goditur nga gjenia”. Atyre më skeptikëve, pra që nuk besojnë që një grusht kokës mund të ndryshojë kaq thellësisht aftësitë konjitive të një individi, u duhet thënë se përpara ngjarjes, Jasoni nuk ishte tamam një gjeni në matematikë. Pasioni i tij i madh ishin palestra dhe lokalet e natës, dhe kishte braktisur universitetin.

Por duhet thënë gjithashtu që, ata që e njohin tregojnë se braktisja e studimeve erdhi më shumë prej mungesës së dëshirës për të studiuar, se sa mungesës së dhuntive të intelektit. Vec kësaj, të gjithë e përshkruajnë para ngjarjes si një djalë miqësor dhe që donte jetën, që pas rizgjimit traumatik u transformua në një individ me fobi dhe i obsesionuar nga insektet. Më pas, për të kuptuar më mirë botën e numrave që i hynë në kokë, Padgett u rikthye në universitet dhe nisi studimet e fizikës dhe matematikës.

Eshtë fakt që sot, edhe tekstet mjekësorë dëshmojnë se Jasoni manifeston aftësi që më parë nuk i kishte. Përvec grushteve, ai që e ka goditur është fenomeni i njohur si “savantizëm” (“savant-dije”). Njerëz jo të arsimuar, shpesh herë me mungesa në intelekt, bëhen të aftë të kryejnë llogaritje të pamundura për njerëzit e zakonshëm, apo të memorizojnë sasi të mëdha nocionesh, me aftësi që janë më shumë mekanike, se sa inteligjencë e vërtetë. Në rastin e Padgett, testet kanë zbuluar një plagë në hemisferën e djathtë cerebrale, si dhe një superaktivizim të lobit të majtë. Fenomene si ky paraqesin një rast të jashtëzakonshëm për studimin e sjelljeve të trurit, dhe në mënyrë të vecantë plasticitetit të tij. Kushedi, që nga ajo zënkë në pub 12 vite më parë nuk do të shfaqen zbulime të jashtëzakonshëm, në gjendje të hapin një spirale me forma të ndryshme inteligjence dhe një njohje më e thellë e potencialit intelektiv të njeriut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat