Psikologia që përçon mesazhe nëpërmjet zhveshjes

Life style

Psikologia që përçon mesazhe nëpërmjet zhveshjes

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 12:14

Ajo është psikologe gjermane e njëkohësisht një performuese e cila ka vendosur të tregojë artin e saj. Milo Moire ka dalë nudo pak metra larg muzeut Art Basel, ku më pas ka ecur nëpër rrugët plot me njerëz, ka udhëtuar me autobus dhe rrugëtimi i saj ka përfunduar pas blerjes së një bilete për t’u futur në Art Basel.
Më pas Moire ka veshur një fustan të zi. Përveç faktit që ishte nudo, binte në sy që në pjesë të trupit ajo kishte shkruar emrat e veshjeve në vendet përkatëse.

Këtë eksperiencë ajo e ka ndarë në blogun e saj duke shkruar: “Performanca “Sistemi i shkrimit” është frymëzuar nga teoria e psikologjisë cognitive e shkrimit. Çdonjëri nga ne i njeh këto shkrime të përsëritura, pasoja të stereotipizuara veprimesh, për të cilat ne punojmë çdo ditë. Sidomos në mëngjes gjatë rrugës për në punë, ne punojmë pothuajse automatikisht, pa e vënë re mjedisin përreth nesh.

Është kjo verbëri e përditshme ajo çfarë doja të tregoja nëpërmjet performancës time,”-ka shkruar Moire. Sigurisht performanca e saj nuk ka mbetur pa u vënë re nga kalintarët e rastit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat