Vajza obeze poston fotot në Instagram, i bllokohet llogaria

Life style

Vajza obeze poston fotot në Instagram, i bllokohet llogaria

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 09:37

Quhet Sam Newma, është 19 vjeç dhe jeton e studion në Ohaio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi ka postuar në Onstagram fotot e saj me të brendshme dhe reçipeta, ka hapur një diskutim në rang botëror.

Në foto vajza tregonte me mburrje dhe krenari veshjen e saj, edhe pse në masë të madhe, ndërsa rrjeti social nuk e ka pëlqyer këtë pamje dhe i ka bllokuar llogarinë. Në rrjet kanë nisur polemikat mbi këtë çështje, saqë Instagrami është detyruar t’i riaktivizojë llogarinë e bllokuar më parë.

Sam Newman është rebeluar kundrejt censurës dhe penalizimit për shkak të fotove të saj. “Është një diktaturë estetike e vendosur nga të tjerët. Mjaft më. “I shëndoshë” nuk është një fjalë turpi. Si mund të ndërtosh një sistem të tillë ku të jesh I detyruar të fshehësh pamjet e tua, për shkak se të tjerët nuk duan t’i shikojnë?”, pyet 19 vjeçarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat