4 arsye pse duhet ti thoni “jo” martesës

Life style

4 arsye pse duhet ti thoni “jo” martesës

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 15:14

Probabilitet i lartë divorci- Për një pjesë të mirë të njerëzve shmangia e martesës, shihet si një mënyrë për të rregulluar gabimet e prindërve, apo për të mos i përsëritur. Për shkak të eksperiencave të hidhura që mund të kenë kaluar si pasojë e divorcit të prindërve një pjesë e mirë e njerëzve, zgjedhin të mos martohen.

Karriera- Shpesh familja lihet në plan të dytë, duke vendosur si prioritet karrierën. Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve me zor presin të mbarojnë punën për të shkuar në familje, një pjesë e tyre kanë prioritet krejt tjetër dhe ndoshta këtë pjesë mund ta zëvendësojnë me një flirtim me partneren.

Frikë nga angazhimet- Kjo gjë vlen kryesisht për meshkujt, të cilët kanë frikë nga angazhimet, duke menduar se do të mbeten peng të një raporti.

Pëlqeni statusin e beqarit- Nëse iu pëlqen liria, atëherë martesa nuk bënë për ju. Kjo pasi do t’iu duhet të ktheheni në shtëpi dhe të përgjigjeni, prej fëmijëve, bashkëshortes dhe prej detyrimeve që rrjedhin prej saj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat