5 gabime që shkatërrojnë lidhjen në çift

Life style

5 gabime që shkatërrojnë lidhjen në çift

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 14:33

Mos kritikoni familjen e tij- Me vjehrrën nuk shkohet shpesh dakord dhe shpesh me gjithë familjen e partnerit. Por pavarësisht kësaj, shpesh duhet përmbajtur vetja. Vendosja përballë familjes së tij, mund të rezultojë e humbur. Mbajini për veten tuaj përshtypjet.

Mos spiunoini- Iu ka ndodhur të gjithëve që të spiunojnë telefonin e partnerit, profilin në Facebook etj., por shpesh dashuria ka më shumë nevojë për besim se sa për kontroll. Meshkujt urrejnë që të kontrollohen.

Shmangni debatet në publik- Ndodh shpesh që në publik të ndodhin debate, madje ato mund të kalojnë në zënka. Bëni mirë që ta përmbani veten për të debatuar më privatisht. Sharjet dhe fyerjet në publik, e cenojnë egon e mashkullit, duke bërë që ti humbë durimi.

Mos e lini veten pas dore- Është diçka e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien. Të paturit në krah një mashkull, nuk do të thotë që të lihet vetja pas dore. Kurohuni për pamjen tuaj në detaje, në mënyrë që ti dukeni ende tërheqëse partnerit.

Mos u mundoni ta ndryshoni- “Kush lind i rrumbullakët, nuk mund të vdes katror”. Është kjo shprehja tipike që vlen për meshkujt, të cilët e kanë të pamundur të ndryshojnë. Madje kjo gjë bëhet më e vështirë nëse femra insiston.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat