‘Lojtarët e Realit në rrezik, Suarez kafshon!'

Life style

‘Lojtarët e Realit në rrezik, Suarez kafshon!'

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 14:09

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Barcelona dhe Liverpool kanë arritur marrëveshjen për Luis Suarez-in kanë ‘plasur’ komentet në rrjetet sociale.

Shumica e përshëndesnin këtë lëvizje të uruguajanit, ndërsa një pjesë tjetër kanë ironizuar me të, duke publikuar foto të ndryshme në lidhje me veprimin e bërë nga sulmuesi në ndeshjen ndaj Italisë në Kampionatin Botëror, ku ai kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.

Sipas komentuesve me mjaft interes do të jetë përballje e Suarez-it me lojtarët e Realit të Madridit, veçanërisht me mbrojtësin portugez, Pepe, i cili njihet për veprimet e tij provokative.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat