Disa nga rregullat të rëndësishme për grim gjatë verës

Life style

Disa nga rregullat të rëndësishme për grim gjatë verës

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 10:16

Disa metoda që duhet ti keni në mendje për grim sa më të mirë gjatë verës

Mos harroni korrektor
Pavarësisht nëse shkoni në plazh apo koktej, vendosja e korrektorit në fytyrë mbulon defektet. Korrektori jo vetëm që ndihmon në zvogëlimin e shkëlqimit por do ta mban grimin tuaj në formë, këshillon grimerja Emily Kate Warren.

Vendosni pudër në mollëza

Pudër me ngjyrë pjeshke vendoseni në mollëza dhe tërhiqeni butësisht përgjatë hundës dhe në zonat që normalisht bëhen të kuqe në diell.Me këtë metodë mund të merrni një shikim të bukur dhe të shëndetshëm.

Buzëkuqi
Duhet të vendosni buzëkuq rezistent, në mënyrë që pavarësisht se sa jeni i dehur apo sa shpesh putheni, buzëkuqi do të qëndrojë në buzët e juaja.

Maskara për qëndrim më të gjatë
Maskara që është rezistente në ujë është maskara më e sigurt për qepalla të qëndrueshme dhe të bukura.

Senkat për sy
Koha për një vështrim të përsosur. Investoni në senka të lëngshme për sy, duke e vendosur senkën mbi kapak për një efekt të plotë. Përdorni ngjyra të lehta verore

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat