“Detyra” të pushimeve për verën tuaj të mrekullueshme

Life style

“Detyra” të pushimeve për verën tuaj të mrekullueshme

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 22:39

Nuk ka rëndësi nëse këtë verë do të niseni për udhëtimin aq shumë të ëndërruar apo thjesht do të qëndroni në qytet.

Pushimet janë të tilla kudo që janë. Koha e lirë është një gjendje mendore ku ju i lejoni vetes të bëni ato gjëra që jua bëjnë zemrën t’ju rrahë fort. Është periudha në të cilën i dedikoheni vetes dhe më të dashurve; gjendja e mrekullueshme për të mos u zgjuar me nxitim. Ndaj shijoni çdo çast. “Kyçeni” orën në një raft, takoni njerëz rastësisht, ndiqni instinktin, lëreni veten të udhëhiqet nga liria.

Të dish të kultivosh pasionet
Mos i lini pas dore ëndrrat

Sa janë gjërat që do të donit t’i mësonit, por që për ndonjë arsye apo tjetër, i keni lënë pas dore? Zgjidhni të paktën njërën prej këtyre ëndrrave që keni në “sirtar” dhe provoni që t’i realizoni. Sfida e vërtetë e jetës është që të mos dorëzoheni për ato çfarë keni bërë për të mbijetuar, por të vazhdoni të ushqeni shpresat tuaja. Ndoshta edhe një libër, një shëtitje, një vazo për ta pikturuar, një album i mbetur bosh ku mund të vendosni foto të reja, janë pasione të pazëvendësueshme lumturie.

Bukuria e agimit
Shijimi i lindjes së diellit

Pritja e agimit (të paktën vetëm për një natë) dhe e momentit në të cilin yjet “zhduken” derisa qielli shndrin sërish, është një emocion i pakrahasueshëm i një dite të re që “lind”. Ndjesia është e pakrahasueshme dhe këtë e di mirë gjithkush që çohet herët dhe e sheh qytetin të “zgjohet” dalëngadalë, në qetësi. Të paktën për një herë të vetme këtë verë zgjohuni në agim me dëshirën tuaj të plotë për të shijuar atmosferën e rrallë. “Vëzhgoni” personat, ku çdokush ndjek rrugën e tij, mes mendimeve të shumta. Hajeni mëngjesin në bar dhe lexoni me qetësi gazetën, edhe pse këtë gjë nuk e bëni prej vitesh mbase. Thyejini zakonet e vjetra dhe krijoni të reja këtë verë!

Të bësh piknik
Takim pikniku

Ju të vetëm, për një pushim dreke ndryshe nga e zakonshmja, ose të shtunën në mëngjes me shumë miq: pikniku është një shpikje e vërtetë alegrie. Mund të zgjidhni një zonë të afërt, me një lumë ose vend të gjelbër ose parkun më të afërt të shtëpisë.

Secili nga ju mund të sjellë një pjatë me ushqim të ndryshëm nga ato që ju pëlqejnë më shumë; mos harroni që me vete të merrni një mbulesë të madhe, një top apo ndonjë lojë tjetër shoqërore. Pasditja që do të kaloni në natyrë me këmbët zbathur bashkë me miqtë, fëmijët etj., do të mbahet mend gjatë!

Darkë femërore
Energji femërore

Organizoni një darkë me shumë shoqe, edhe me ato që nuk e njohin njëra-tjetrën. Për shkak të punës ose prej detyrimeve familjare ne jetojmë gjithnjë e më të “mbyllur” në çift, në një kohë kur kultivimi i miqësisë është i rëndësishëm, në çdo moshë. Rrëfehuni, inkurajohuni, qani dhe qeshni së bashku me shoqet më të besuara. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të forta, të mbështetura dhe të kuptuara. Femrat së bashku krijojnë forcë, bukuri, energji.

Të gatuash për veten

Kuzhina vetëm për kënaqësinë tuaj

Qëndrimi pranë sobës pothuajse gjithmonë ndodh për shkak të detyrës ose nevojës praktike. Tani që keni kohë, pushimet përdorini për t’u kujdesur më shumë për gjërat që do të zgjidhni t’i vendosni në pjatë: nuk bëhet fjalë për një dietë, por për kënaqësinë për të marrë kohën e nevojshme për të ushqyer vetveten me ato që keni nevojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat