Kryejnë marrëdhënie seksuale në rrugë, tremben banorët

Life style

Kryejnë marrëdhënie seksuale në rrugë, tremben banorët

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 21:08

Kanë qenë të pirë, të ardhur në qejf dhe kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale në qendër të qytetit, si të ishin duke xhiruar një film pornografik. Gjithçka ka ndodhur në Firence të Italisë. Çifti i të dashurve ka qenë shumë pak larg sheshit Ognissanti, ku ndodhen edhe disa nga hotelet më luksoze të qytetit, të cilët frekuentohen shpesh nga personazhe të famshëm. Banorët kanë deklaruar se kanë dëgjuar ulërima, psherëtima dhe shenja të kënaqësisë seksuale vetëm pak para mesnatës. Fotot e publikuara në gazetat italiane, në lidhje me ngjarjen janë me të vërtetë “të nxehta”. Disa prej banorëve kanë menduar edhe se bëhej fjalë për ndonjë person të sëmurë që ndodhej në rrugë, por sapo kanë parë skenën, kanë nisur të bërtasin dhe të lajmërojnë policinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat