Gruaja e portierit argjentinas, Rihannas: Ta jap burrin për një javë nëse fitojmë!

Life style

Gruaja e portierit argjentinas, Rihannas: Ta jap burrin për një javë nëse fitojmë!

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 20:17

Pas heroizmit dhe kualifikimit të Argjentinës në finale të Kampionatit Botëror, portieri Romero menjëherë ka ardhur në qendër të vëmendjes.

Ai madje u ka rënë në sy edhe femrave të njohura, ku fansja numër një e tij është bërë këngëtarja Rihanna, e cila ka shprehur admirim për pamjen e tij fizike dhe aftësitë sportive.

Kur i ka parë fjalët e këngëtares së famshme, gruaja e Romeros i ka bërë një premtim mjaft interesant. “Në rast se do ta fitojmë Kupën e Botës, do t’ia jap Rihannas bashkëshortin tim për një javë”- ka deklaruar Eliana Guercio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat