Nga tifoze seksi e Belgjikës, në modele për L’Oreal

Life style

Nga tifoze seksi e Belgjikës, në modele për L’Oreal

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:47

Axelle Despiegelaere ishte një ndër tifozet “sexy” të Belgjikës që ka mbështetur skuadrën e saj në Botërorin “Brazil 2014”.

Në morinë e tifozeve bukuroshe, njëra prej tyre ka patur më shumë fat, pasi u zgjodh nga fotografët që ndodheshin në stadium. Këto foto nuk i kanë shpëtuar kompanisë së kozmetikës L’Oreal, e cila i ka ofruar një kontratë si modele.
Kjo është pothuajse ëndrra e çdo vajze: një kontratë me L’Oreal. Gjithashtu, përveç kontratës, një grup admiruesish të dashuruar pas bukurisë dhe simpatisë së saj i kanë dedikuar një faqe në Facebook.

Fotot ku Axelle shfaqet e lumtur po bëjnë xhiron e botës teksa prezanton fillimin e karrierës si modele. Pasi u kthye në Belgjikë, Axelle hapi një “fan page” në Facebook dhe në pak ditë ka marrë rreth 200 mijë like.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat